Përplasi për vdekje këmbësorin, pranga shoferit 19 vjeçar

Shqipëria

Përplasi për vdekje këmbësorin, pranga shoferit 19 vjeçar

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Është arrestuar 19 vjeçari në Dibër i cili ditën e djeshme përplasi për vdekje me “Benz” një këmbësor. Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.S., 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat