Pas 48 orësh që nga thirrja në SPAK, deputeti i PS-së heq dorë nga mandati

Shqipëria

Pas 48 orësh që nga thirrja në SPAK, deputeti i PS-së heq dorë nga mandati

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 09:44
Jurgis Çyrbja

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ka vendosur të heqë dorë nga mandati i tij.

Ky vendim vjen vetëm 48 orë pasi deputeti socialist u thirr në SPAK.

Më 8 tetor, Çyrbja qëndroi për pesë orë në SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët.

Para gazetarëve ai tha se nuk ka koment në lidhje me atë që është marrë në pyetje, por me batutë u përgjigj: Pse kaluan 5 orë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat