“Fitorja e një beteje kundër padrejtësisë”, Tabaku: Profesionistëve të lirë iu kthyen 6 mln euro që ua morën padrejtësisht

Shqipëria

“Fitorja e një beteje kundër padrejtësisë”, Tabaku: Profesionistëve të lirë iu kthyen 6 mln euro që ua morën padrejtësisht

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 20:47
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sot, kur përfundon afati për kthimin e 6 milionë eurove profesionistëve të lirë, të cilat ishin mbledhur në mënyrë të padrejtë nga qeveria përmes një takse që Gjykata Kushtetuese e shpalli si antikushtetuese.

Profesionistët e Lirë së bashku me deputeten Tabaku kanë qenë kundërshtaret më të fortë të kësaj takse, duke e denoncuar që në fillim si të padrejtë dhe duke e çuar çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese.

Pas vendimit që e rrëzoi atë taksë, Tabaku kërkoi jo vetëm heqjen e taksës, por edhe rikthimin e shumave të mbledhura padrejtësisht nga profesionistët e lirë. Po ashtu, ajo ka propozuai në shtator një ligj që synon kthimin e kësteve marra padrejtësisht.

“Pas një beteje të drejtë kundër padrejtësisë, arritëm të gjunjëzojmë një qeveri që dje u mori paratë padrejtësisht dhe sot i rikthen. Fuqia e bashkimit të shqiptarëve e rrëzon një qeveri të padrejtë!”

Ky kthim konsiderohet një fitore e rëndësishme për profesionistët e lirë dhe një hap drejt drejtësisë tatimore. Demokratja Tabaku thekson se do të vijojë të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe të punojë për ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe transparent tatimor, që garanton barazi për të gjithë shqiptarët”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat