Dhunoi fizikisht babanë dhe psikologjikisht nënën, arrestohet 43-vjeçari

Shqipëria

Dhunoi fizikisht babanë dhe psikologjikisht nënën, arrestohet 43-vjeçari

Më: 27 janar 2025 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Policia në Tiranë ka arrestuar një 43-vjeçar, nën akuzat për dhunë në familje.

Ai dyshohet se ka dhunuar fizikisht babanë dhe psikologjikisht nënën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, arrestuan në flagrancë shtetasin T. Xh., 43 vjeç.

Pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij dhe dhunë psikologjike ndaj nënës”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat