Meçollari tregon shkeljet që janë bërë me dhënien e ishullit të Sazanit: Shkelet Asociim Stabilizimi

Shqipëria

Meçollari tregon shkeljet që janë bërë me dhënien e ishullit të Sazanit: Shkelet Asociim Stabilizimi

Më: 27 janar 2025 Në ora: 23:05
Artur Meçollari

Artur Meçollari, ish-ushtarak tha se duhej një tender i hapur me kompani evropiane lidhur me dhënien e ishullit të Sazanit.

Meçollari: Çështja është ligji. Po të marrim rastin e Sazanit meqë jemi fokusuar aty. A ka shkelje ligji? Po ka shumë shkelje ligjore të pastra.

Është shkelur marrëveshje e Asociim Stabilizimit sepse tendera në marrëdhëniet publike duhet të jenë të hapura me të gjithë kompanitë Evropiane me bazë në Shqipëri, pra nuk mund të bëhet më tender të drejtpërdrejtë.

Është njëlloj si rasti me Porti ne Durrësit që gjendjet sot në Gjykatë Kushtetuese.

Qeveri është e detyruar që të çojë atje ujë dhe drita dhe të heqë mbetjet apo të shtrojë rrugët. Të gjithë këto bëjnë deri në 300 milionë euro.

Do të kalojnë të gjitha nën ujë. Të gjithë këto u bënë pa tender. Gjykata Kushtetuese mund të thotë se është shkelje ligjore, jo, është shkelje Kushtetuese. Presidenti nuk është pyetur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat