Spiropali takon drejtoren për Europën në FCDO dhe Abbot: Partneriteti ynë gjithnjë në rritje

Shqipëria

Spiropali takon drejtoren për Europën në FCDO dhe Abbot: Partneriteti ynë gjithnjë në rritje

Më: 29 janar 2025 Në ora: 22:42
Pamje nga takimi

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me Victoria Billing, drejtore për Europën në FCDO (Zyra e Shtetit për Punët e Jashtme dhe Zhvillimin e Komonuelthit) dhe Nicholas Abbott, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Spiropali thekson se:

“Partneriteti ynë është i fortë dhe gjithnjë në rritje”.

Më herët gjatë ditë së sotme Spiropali, zhvilloi një takim për konsultimin e draftit të Planit të ri Strategjik të Kuvendit 2025-2030 me ambasadorët e vendeve të BE-së, Përfaqësisë së OSBE në Shqipëri, kryetarët e komisioneve parlamentare, si dhe partnerë strategjikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat