Arrestimi i Veliajt/ Nesër protestë para kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Shqipëria

Arrestimi i Veliajt/ Nesër protestë para kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 22:42
Ilustrim

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe Nisma “Thurje” do të protestojnë nesër para Kryeministrisë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim, në rrjetet sociale Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe Nisma “Thurje”, shkruajnë se do të protestojnë përpara Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Partia Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe Nisma “Thurje” kanë vendosur të thërrasin një protestë kombëtare.

"Protesta do të mbahet ditën e nesërme, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama”, thuhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat