​Me rastin e Besëlidhjes së Lezhës, zbulohet shtatorja e Skënderbeut përballë vendvarrimit

Shqipëria

​Me rastin e Besëlidhjes së Lezhës, zbulohet shtatorja e Skënderbeut përballë vendvarrimit

Më: 2 mars 2025 Në ora: 11:56
Zbulohet shtatorja e Skënderbeut përballë vendvarrimit

Me rastin e Besëlidhjes së Lezhës sot është zbuluar shtatorja e re e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu përballë vendvarrimit të tij në Lezhë.

Sot festohet momenti historik ku shqiptarët para 581 viteve ranë në një mendje.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botën krishtere ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit.

Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që me këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat