Mbyllja e TikTok! Muharremi: Vendimmarrja ishte kolegjiale. Është marrë mendimi i prindërve

Shqipëria

Mbyllja e TikTok! Muharremi: Vendimmarrja ishte kolegjiale. Është marrë mendimi i prindërve

Më: 6 mars 2025 Në ora: 15:41
Alfred Muharremi

Alfred Muharremi, këshilltar bashkiak në Tiranë, i ftuar në Programin e drekës në News 24 komentoi vendimin e qeverisë për të mbyllur përkohësisht TikTok.

Muharremi u shpreh se vendimmarrja ka qenë kolegjiale. Sipas tij, në këtë vendim, është marrë mendimi i mësuesve dhe prindërve.

Alfred Muharremi, këshilltar bashkiak në Tiranë: Vendimmarrja është kolegjiale, është marrë mendimi i prindërve. Të rinjve në internet përdorin gjuhë urrejtje dhe fyese. Ata kanë si qëllim vetëm që të rrisin audiencën, pavarësisht se çfarë thonë.

Ky problem prek fëmijët dhe adoleshentët. Fëmijët janë të rrezikuar, është një platformë që iu bën dëm fëmijëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat