Shfrytëzonte për prostitucion dy motra, njëra prej tyre e mitur, përfundon në pranga tutorja 19-vjeçare

Shqipëria

Shfrytëzonte për prostitucion dy motra, njëra prej tyre e mitur, përfundon në pranga tutorja 19-vjeçare

Më: 7 mars 2025 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për rreth 2 muaj, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, u finalizua, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, operacioni “Multiple”.

Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasja S. K., 19 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasja A. A., 19 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se shtetasja S. K. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat