Zgjedhja e kryepeshkopit të ri/ Të dielën mblidhet sinodi i shenjtë për pasuesin e Anastasit

Shqipëria

Zgjedhja e kryepeshkopit të ri/ Të dielën mblidhet sinodi i shenjtë për pasuesin e Anastasit

Më: 13 mars 2025 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të zgjedhë në 16 mars kryepeshkopin e ri. Përmes një komunikate zyrtare, kisha njofton se të dielën do të mblidhet Sinodi i Shenjtë për të vendosur për pasuesin e kryepeshkopit të ndjerë, Anastasit.

“Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë”, sqaron sekretaria e Sinodit të Shenjtë.

Kryepeshkopi Anastas u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare, në 25 janar në një spital në Athinë. Trupi i tij prehet në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Ndërsa që prej momentit të ndarjes nga jeta të Hirësi Anastasit, Sinodi i Shenjtë caktoi mitropolitin e Korçës, Joanin si mbikëqyrës të fronit Kryepiskopal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat