E rëndë/ E kafshoi qeni endacak, burri përfundon në spital

Shqipëria

E rëndë/ E kafshoi qeni endacak, burri përfundon në spital

Më: 14 mars 2025 Në ora: 20:26
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një qytetar u sulmua dhe u kafshua nga një qen endacak në lagjen “Skënderbeg”.

U raportua se incidenti ndodhi kur qytetari po kalonte në rrugë.

Qeni e sulmoi papritur, duke i shkaktuar plagë në këmbë. Ai u transportua menjëherë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim në këtë lagje, ku vetëm gjatë javëve të fundit numërohen disa incidente të kësaj natyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat