I dënuar për masakrën e ’97-ës në Urën Vajgurore, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për kundërshtimin e regjimit të posaçëm

Shqipëria

I dënuar për masakrën e ’97-ës në Urën Vajgurore, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për kundërshtimin e regjimit të posaçëm

Më: 17 mars 2025 Në ora: 15:19
Fran Marashi

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit për kundërshtimin e vendimit të Ministrit të Drejtësisë, i cili e vendoste atë në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë.

Sipas vendimit të trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Erjon Bani, kërkesa e Marashit u shpall e papranueshme për shkak të mosparaqitjes së tij në seancë. Për pasojë, ai do të mbetet nën regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave, sipas urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 620, datë 13.12.2024.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore t’i ngarkohen kërkuesit.

Marashi ka të drejtë të ankimojë këtë vendim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat