Rënia e gurëve nga faqja e malit, bllokohet aksi rrugor Kuç-Qeparo, shërbimi zjarrfikës nis punën për hapjen e rrugës

Shqipëria

Rënia e gurëve nga faqja e malit, bllokohet aksi rrugor Kuç-Qeparo, shërbimi zjarrfikës nis punën për hapjen e rrugës

Më: 17 mars 2025 Në ora: 16:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një masiv dheu dhe gurësh ka rënë nga faqja e malit në rrugë, duke bllokuar aksin rrugor Kuç- Qeparo.

Prej 15 minutash ky aks rrugor është i pakalueshëm pasi sasia që ka rënë është e madhe duke e bllokuar totalisht këtë rrugë dhe pikërisht në afërsi të fshatit Kudhës.

Në vendin e ngjarjes kanë duke shkuar forcat e zjarrfikësve të Himarës, por dhe punonjësit e bashkisë për largimin e gurëve dhe hapjen e rrugës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat