Plumba “CFO Pharma”/ Pronari i biznesit: S’kam konflikte me askënd - Ja dy pistat ku po hetohet

Shqipëria

Plumba “CFO Pharma”/ Pronari i biznesit: S’kam konflikte me askënd - Ja dy pistat ku po hetohet

Më: 18 mars 2025 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Biznesi farmaceutik “CFO Pharma” ishte shënjestra e plumbave në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Sipas hetimeve paraprake në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 30 gëzhoja, ndërsa autorët kanë lëvizur me një makinë të vogël dhe më pas janë arratisur drejt zonës së Kasharit.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka thotë se grupi hetimor ka marrë në pyetje pronarin, Nadir Çausholli, i cili ka mohuar të këtë probleme apo konflikte me persona të tjerë.

Aktualisht shtoi gazetari Leka janë dy pista kryesore ku janë përqendruar hetimet, njëra është konkurrenca dhe tjetra konfliktet e mundshme të pronarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat