Publikohen pamjet, momenti kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit

Shqipëria

Publikohen pamjet, momenti kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit

Më: 18 mars 2025 Në ora: 21:30
Personat e perfshire

Në emisionin në Shënjestër janë publikuar pamjet, kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se këto janë pamjet, që SPAK i ka përdorur si prova, në procesin ndaj Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit. Këto janë provat kryesore ndaj 3 personave të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

Prokuroria i ka identifikuar me personin 1 dhe 2 e janë identifikuar nga dhjetëra kamera sigurie, që pas kryerjes së krimit e deri kur është gjetur i djegur automjeti, i përdorur në vrasje.

Image
Personat e perfshire

Një makinë e bardhë është përdorur për vrasjen nga partnerja e Safet Bajrit, e cila është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurimi i kushteve për të kryer vrasje.

Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi në vitin 2018.

Image
Personat e perfshire

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat