Protestë në Korçë, qytetarët kërkojnë lirimin e të riut që u bë baba me një 13-vjeçare

Shqipëria

Protestë në Korçë, qytetarët kërkojnë lirimin e të riut që u bë baba me një 13-vjeçare

Më: 20 mars 2025 Në ora: 12:06
Protestë në Korçë

Protestë përpara gjykatës së Korçës nga përfaqësues të komunitetit rom dhe familjarë të Dritson Kurtit, 25 vjeçarit i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e tij të mitur vetëm 13 vjeç.

Sot në gjykatë pritet të zhvillohet seanca e gjykimit paraprak për t’u vendosur që çështja të shkojë për gjykim themeli.

Me pankarta në duar ”Drejtësi për Dritson Kurtin”, protestuesit kërkojnë pushimin e çështjes ose ndryshimin e masës së sigurisë në detyrim paraqitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat