Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 44-vjeçarja në Tiranë

Shqipëria

Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 44-vjeçarja në Tiranë

Më: 23 mars 2025 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Arrestohet 44-vjeçarja, e cila përplasi me makinë një 3-vjeçar dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë . Sakaq mësohet se mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-R. S., 44 vjeçe, pasi në rrugën “3 Dëshmorët” ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

3-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat