Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria ka ulur qëllimisht TVSH-në për të inkurajuar formalizimin e aktiviteteve ekonomike.
Ai theksoi se kjo ulje e taksës është në nivelin e rajonit dhe të Mesdheut, por shtoi se disa sipërmarrës ende nuk po e kuptojnë këtë mundësi.
Rama sqaroi se strukturat hoteliere që do të pranojnë të paguajnë 65% parapagim nga prilli deri në shtator, nuk do të kenë asnjë kontroll. Ndërsa ata që nuk pranojnë këtë marrëveshje, do të përballen me kontrolle më të ashpra.
Edi Rama: Ne kemi ulur TVSH enkas, për të nxitur formalizimin. Është TVSH më e ulët në rajon e në Mesdhe. Prapë sipërmarrësit bëjnë sikur nuk kuptojnë. Strukturat hoteliere të paguajnë 65 përqind parapagim, nëse nuk duan kontroll fare. Kush paguan 65 përqind nga prilli në shtator, nuk do ketë kontroll fare. Kush do pranojë këtë marrëveshje, nuk do kenë asnjë kontroll. Nëse nuk e pranoni, do ketë kontrolle më të ashpra.