Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kreu i Partisë së Lirisë do të jetë kandidati më i votuar në qarkun e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë.
I ftuar në emisionin "Debat", Blushi tha se Meta është simbol i listave të hapura.
“Meta është tanimë simboli i listave të hapura, simboli i qëndresës dhe simboli i misionarit për kauzat e mëdha. Të mos harrojmë se në vitin 2008 Ilir Meta hyri në grevë urie për këto ndryshime kushtetuese që bunkerizuan listat.
Meta zgjodhi që në 11 maj të kandidonte në lista të hapura në qarkun e Tiranës dhe në 11 maj ai do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë.
Meta nuk ndodhet në kushte normale për shkak të izolimit ekstrem dhe mundësisë së kufizuar për të komunikuar me zyrtarë të Partisë së Lirisë. Javën e kaluar ma refuzuan edhe mua të drejtën e takimit me Metën pa arsye”, tha Blushi.