Gazetari Klodian Tomorri e ka konsideruar si skandal futjen e pajisjeve përgjuese të internetit në mënyrë të dyshimtë në Shqipëri.
Tomorri u shpreh se, kjo është një bombë me sahat në dorën e qeverisë, e cila mund ta përdorë atë ndaj kujt të dojë.
Më tej ai u shpreh se futja e këtyre pajisjeve është në shkelje të ligjit.
‘Një nga ngjarjet më të rënda që mund të ketë ndodhur në raport me shkeljen e ligjit, por shkon edhe shumë përtej shkeljes së ligjit, nëse verifikohet ashtu siç është.
Një qeveri prokuron në mënyrë të dyshimtë disa pajisje, të cilat nuk dihet se kush i ka marrë, pajisje që u përdorkan për bllokim interneti, për të bllokuar apo ngadalësuar mediat që ti do, u përdorkan për përgjime masive.
Si mund të bëhet fshehtas, dhe fakti që është bërë në fshehtësi, në sekret të plotë, tregon se kjo është tërësisht jo ligjore.
Berisha: Uroj që muaji tjetër i Ramazanit dhe Bajrami tjetër, vitin e ardhshëm, të na gjejnë ashtu siç duhet dhe ashtu siç e meritojmë
Denoncimi dhe detaje që na japin se kur ka ardhur, e ku është instaluar pajisje, ky është një informacion që i ka faktet të gatshme.
Gjërat që bëhen fshehtas, nuk kanë asnjëherë qëllim të mirë, por qëllime djallëzore nga pas.
Për mua kjo gjë duhet të hetohet nga struktura e posaçme, për faktin se kjo është një bombë që qeveria e ka në dorë dhe mund ta lëshojë kur të dojë, për interesat e veta.
Nuk mund të jetë Shqipëria një vend ku qeveria merr pajisje të dyshimta, i fut përmes metodave të fshehta, dhe mund ti përdorë si të dojë.
Ma merr mendja se edhe në Turqi, sapo vende të tjera ‘demokratike’ nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Kjo është totalisht jashtë shinave të ligjit’, u shpreh Klodian Tomorri.