Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Në mesazhin e tij, kryeministri uron besimtarët për përmbushjen me devotshmëri të muajit të Ramazanit dhe u uron që Zoti t’iu shpërblejë sakrificat.
Urimi:
“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat. Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin”, shkruan Rama.