Sherr masiv mes të rinjve në Durrës, policia shoqëron disa persona

Shqipëria

Sherr masiv mes të rinjve në Durrës, policia shoqëron disa persona

Më: 3 prill 2025 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku rreth 15 të rinj, nxënës të shkollës “Gjergj Kastrioti”, janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit, në një tunel në hyrje të pallateve.

Raportohet se situata ka qenë e tensionuar, ndërsa shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta.

Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa nga të rinjtë e përfshirë, dhe vijon hetimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat