Mish pule me salmonelë/ Gazetari Kurti flet mungesën e reagimit nga institucionet

Shqipëria

Mish pule me salmonelë/ Gazetari Kurti flet mungesën e reagimit nga institucionet

Më: 3 prill 2025 Në ora: 19:34
Andi Kurti

Gazetari Andi Kurti ishte i ftuar në emisionin Epiqendër, ku komentoi tregtimin e mishit të pulës me salmonelë.

Kurti shprehu shqetësimin e tij për mungesën e transparencës dhe reagimit të shpejtë të autoriteteve, duke theksuar se ende nuk dihet saktësisht se ku ka shkuar sasia e mishit të infektuar.

"Institucionet duket se janë më shumë të përfshira në fushata, ndërkohë që kjo çështje, që ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve, duhet të ishte marrë me prioritet," tha Kurti.

Ai ka nënvizuar se kjo është një ngjarje që është ripërsëritur dhe që mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat