Sula: Kandidatët të verifikohen, e turpshme të jenë në parlament

Shqipëria

Sula: Kandidatët të verifikohen, e turpshme të jenë në parlament

Më: 4 prill 2025 Në ora: 19:11
Deputeti Dashnor Sula

Deputeti Dashnor Sula nga rradhët e Partisë Demokratike u shpreh se mediat duhet të kenë akes të shohin dhe të hulumtojnë kandidatët që në të shkuarën kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit.

Sipas tij, do të ishte e turpshme të shkonin në parlament njerëz të cilët i kanë bërë dëm shoqërisë shqiptare.

“Flamur Noka për kryeministër ishte shaka për 1 prillin. Do thoja që i bëj thirrje mediave, gazetarëve të cilët duke marrë parasysh ligjiin për marrjen e informacioneve, do të duhet të kishin një verifikim të kandidatëve në 4 qarqet e mëdha Fier, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe sipas informacioneve që kam në hulumtimin e listës ka disa elementë.

Duhet të ndodhë dhe nga mediat që kanë akses që të shohin dhe hulumtojnë disa kandidatë që mund të kenë qenë bashkëpunëtor të sigurimit. Edhe prindërit e tyre kanë pasur bashkëpunëtor të sigurimit. Do të ishte e turpshme që të shkojnë në parlament bashkëpunëtor të sigurimit që i kanë bërë dëm shoqërisë shqiptare.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat