Trafikuan automjete nga Kosova në Shqipëri, arrestohen në flagrancë dy të rinj në Kukës

Shqipëria

Trafikuan automjete nga Kosova në Shqipëri, arrestohen në flagrancë dy të rinj në Kukës

Më: 14 prill 2025 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Dy të rinj 22 dhe 19 vjeç, u kapën në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, të cilët lëviznin me automjete që dyshohet se i kanë trafikuar në Shqipëri, nëpërmjet territorit të fshatit Pakisht.

Policia thotë se të rinjtë i janë shmangur kontrollit kufitar dhe shërbimit doganor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale:

“Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat