Përplasja e punonjësve të BKH në Fier, shoqërohen në komisariat 5 persona

Shqipëria

Përplasja e punonjësve të BKH në Fier, shoqërohen në komisariat 5 persona

Më: 15 prill 2025 Në ora: 22:10
Ilustrim

Në Policinë e Fierit janë shoqëruar pesë persona mbrëmjen e së martës, mes të cilëve edhe dëshmitarë.

Oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të ndërtuesit Sh.Kapllanaj.

Punonjësit e biznesit të ndërtimit mësohet se janë përplasur me zyrtarët e BKH-së dhe forcat operacionale.

Nga informacionet paraprake mësohet se dëshmitarët kanë thënë se sherri ka nisur për një parkim, pranë bizneseve, ndërsa dikush tjetër ka përmendur edhe ngritjen e një droni.

Punonjësit e operacionales janë duke bërë kallëzim për sulm për shkak të detyrës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat