Makina përplaset me motorin, përfundon në spital drejtuesi i motomjetit!

Shqipëria

Makina përplaset me motorin, përfundon në spital drejtuesi i motomjetit!

Më: 18 prill 2025 Në ora: 19:15
Foto nga vendngjarja

Një aksident është regjistruar në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.

Nga të dhënat mësohet se një mjet ka përplasur një motor, ndërsa drejtuesi i motorit është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nga ana tjetër po bën këqyrjen e vendngjarjes për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat