71-vjeçari pret krahun duke punuar në një gurore në Dimal, i plagosuri dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë

Shqipëria

71-vjeçari pret krahun duke punuar në një gurore në Dimal, i plagosuri dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë

Më: 19 prill 2025 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Një aksident në punë ka ndodhur sot në një nga firmat e gurëve (guroret), që operojnë në bashkinë Dimal.

Mësohet se 71-vjeçari, Petraq Prifti, banues në Dimal, ka qenë duke punuar por një nga makineritë i ka kapur krahun, duke e aksidetuar rëndë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje aksidentale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat