Fluks automjetesh drejt Juglindjes, trafik kilometrik në Elbasan

Shqipëria

Fluks automjetesh drejt Juglindjes, trafik kilometrik në Elbasan

Më: 19 prill 2025 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Në segmentin rrugor që lidh Tunelin e Kërrabës me rreth-rrotullimin e Bradasheshit në Elbasan është krijuar një situatë tejet e rënduar për shkak të trafikut të dendur dhe fluksit të jashtëzakonshëm të automjeteve.

Fluks i madh automjetesh është krijuar veçanërisht në drejtim të Juglindjes së vendit.

Ky segment strategjik i cili shërben si nyje kyçe për qarkullimin drejt qyteteve si Elbasani, Pogradeci, Korça dhe më tej, po përballet me ngarkesë të madhe lëvizjeje.

Kjo duke krijuar vonesa të ndjeshme në lëvizje dhe vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat