Vendimi për Berishën 5 ditë para zgjedhjeve, Manjani: Duhet ta linin të bënte punën

Shqipëria

Vendimi për Berishën 5 ditë para zgjedhjeve, Manjani: Duhet ta linin të bënte punën

Më: 24 prill 2025 Në ora: 22:38
Juristi Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani komentoi shtyrjen e gjyqit ndaj Sali Berishës në GJKOO duke e cilësuar këtë një procedurë rutinë në këtë gjykatë por që është e paligjshme.

Manjani tha se  gjyqtarja që po gjykon këtë çështje është e njëjta që hoqi masën e sigurisë ndaj Berishës dhe duhet të merrte një vendim për t’i dhënë drejtim kësaj çështjes përpara se të niste fushata.

“E vendosur në kontekstin e zgjedhjeve dhe ngarkesave politike, gjykata duhet të kishte gjetur një mënyrë për t’i dhënë drejtim seancës paraprake para se të niste fushata. Gjyqtarja që gjykon këtë çështje është nga më kurajozet, është ajo që i hoqi masën e sigurisë Berishës.

E njëjta duhet ta vazhdonte, ose të merrte një vendim më parë dhe të çlironte politikbërjen nga gjykimi. Edhe më datë 5 përsëri do shtyhet, e mira do ishte që gjendej një modus që të paktën në fushatë elektorale të lejohej Berisha të bënte punën e vet, se është ngarkesë; 1 herë në 2 javë shkon për detyrim paraqitje. Fakti që shtyhet është bërë rutinë, edhe pse është e paligjshme”, tha Manjani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat