Zgjedhjet e 11 majit, Berisha zhvillon sot takim me diasporën në Selanik

Shqipëria

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha zhvillon sot takim me diasporën në Selanik

Më: 27 prill 2025 Në ora: 09:18
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të jetë pjesë e një takimi elektoral me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, takimi do të zhvillohet në Selanik, në orën 10:00.

Aktiviteti do të zhvillohet në adresën: Imperial Port, Convention Club Rr. 26 Oktovriou 59, 54627 Selanik.

Takimin e fundit me shqiptarët në Greqi, Berisha e ka zhvilluar më 23 shkurt në kryeqytetin grek, në Athinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat