Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar kandidatët dhe programin e tij qeverisës pasditen e sotme në Kuçovë.
Berisha në një formë akuzoi kampin tjetër politik për “vjedhje të mandatit” për kryetar bashkie, duke u shprehur se i është grabitur fitorja Lefter Maliqit.
“Dua të shpreh nderimet më të mëdhaja për ju. Për degën e demokratëve të Kuçovës. Për fitoren tuaj, në Maj të kësaj bashkie, me Lefter Maliqin.
Ia u grabitën, ia u grabitën. Ju garantoj se ligji do të veprojë me forcën më të madhe para atyre që grabitën mandatin tuaj”, tha Berisha.