Lapaj: Nëse nuk marrim grup parlamentar në 11 maj, quhet dështim

Shqipëria

Lapaj: Nëse nuk marrim grup parlamentar në 11 maj, quhet dështim

Më: 29 prill 2025 Në ora: 06:18
Adriatik Lapaj

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se për zgjedhjet e 11 majit, koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” duhet të arrijë të marrë numrin e deputetëve që duhet për të formuar grup parlamentar.

Ai u shpreh se nëse partia nuk e arrin të formojë një grup parlamentar, i cili kërkon minimalisht 7 deputet, për të do të ishte një dështim.

Fitorja e këtyre zgjedhjeve është çarja e sistemit, duke mos lejuar që partia aktuale të marrë 71 mandate dhe për të kaluar në zgjedhje të parakohshme.

Dështim në këto zgjedhje, nëse ne nuk arrijmë një grup parlamentar është dështim. Çdo rezultat nën grup parlamentar, është dështim”,-tha Adriatik Lapaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat