Aksident në aksin Elbasan–Peqin/ Autobusi përplaset me automjetin, del nga rruga

Shqipëria

Aksident në aksin Elbasan–Peqin/ Autobusi përplaset me automjetin, del nga rruga

Më: 30 prill 2025 Në ora: 08:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një aksident rrugor mes një autoveture dhe një autobusi.

Si pasojë e përplasjes, autovetura është dëmtuar pjesërisht, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar për trajtim mjekësor të dëmtuarit.

Paraprakisht raportohet për një person të lënduar, por ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat