“Kontrata e lobimit me SHBA”, Alibali: Momenti i gabuar, errësoi fushatën e PD

Shqipëria

“Kontrata e lobimit me SHBA”, Alibali: Momenti i gabuar, errësoi fushatën e PD

Më: 2 maj 2025 Në ora: 00:54
Neritan Alibali

Analisti Neritan Alibali ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me bashkëpunëtorët e Donald Trump.

Sipas Alibalit kjo kontratë është shpallur në momentin e gabuar pasi siç u shpreh ai “errësoi fushatën e PD”.

“Sa i përket kontratës, unë nuk e kam parë dhe nuk mund të flas. Për mendimin tim ishte idiotësi politike e Partisë Demokratike që e shpallën këtë kontratë e deklaruan pikërisht tani në kulmin e fushatës. Ajo mund të firmosej 15 ditë më pas. Ata e përdorën si gur elektoral, por ju kthye kundër. I pari Rama , Partia Socialiste e goditën të gjithë.

Kjo ka errësuar fushatën e Partisë Demokratike, shpallja në këtë moment. Unë nuk mund të them ka shkelje apo jo, sepse kam bindjen që vetë kjo kontratë është subjekt i hetimit të autoriteteve amerikane, ndaj edhe pala në Amerikë që e kanë firmosur nuk besoj të jenë budallenj ti futen detit me këmbë, por është hap politikisht shumë i gabuar”,-tha Alibali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat