Gjirokastër, bie nga kati i dytë i shkollës një nxënës

Shqipëria

Gjirokastër, bie nga kati i dytë i shkollës një nxënës

Më: 6 maj 2025 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Një nxënës është rrëzuar nga kati i dytë i shkollës të martën.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo”, një nxënës 17 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me një nxënës tjetër, është hedhur nga dritarja e katit të dytë.

17-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat