“Drejtësia amerikane nuk korruptohet”/ Avokati: Kontrata e PD-së në kundërshtim me ligjet në SHBA

Shqipëria

“Drejtësia amerikane nuk korruptohet”/ Avokati: Kontrata e PD-së në kundërshtim me ligjet në SHBA

Më: 6 maj 2025 Në ora: 23:56
Romeo Kara

Avokati Romeo Kara në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, foli për qindra kallëzimet e bëra në SPAK. Deri më tani janë 115 padi dhe procedim penal ka nisur për 35 prej tyre.

Ai u shpreh se Gjin Gjon është simbol i drejtësisë së korruptuar. “Ish-prokurori i korruptuar Gjin Gjoni kërkon të marrë peng sistemin”, tha ai.

Gjithashtu komentoi edhe dosjen Partizani dhe shtyrjen sërish të gjyqit. Avokati tha se kreu i PD Sali Berisha po mban peng drejtësinë

“Berisha ka marrë peng drejtësinë. Problemin e familjes së tij e shtriu te PD që ka marrë peng dhe tashmë ka dalë hapur. Ai do t’i përdorë për interesat e tij, për të mos u përballur me drejtësinë. Dhe jo më kot kemi këtë aleancë të Saliut me këta gjyqtarë të korruptuar”, tha ai.

Ndërsa komentoi kontratën e lobimit të PD, avokati nënvizoi se është në kundërshtim me ligjet e SHBA duke shtuar se drejtësia amerikane nuk korruptohet.

“Jam i bindur që do të ketë një hetim në vetë SHBA, në Departamentin e Drejtësisë, dhe po  e them që edhe vetëm PD do të mbajë përgjegjësi penale nëse do të kemi zbatim të ligjit”, tha mes të tjerash ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat