Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në përfundim të aktivitetit politik të subjektit “Partia Demokratike”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërmjet disa pjesëmarrësve në këtë aktivitet, është dëmtuar lehtë shtetasi P. B., 19 vjeç.
Po punohet për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.