Efektivët e Policisë Rrugore në aksion, marrin instruktazhe të veçanta për mbarëvajtjen e “Giro d’Italia”

Shqipëria

Efektivët e Policisë Rrugore në aksion, marrin instruktazhe të veçanta për mbarëvajtjen e “Giro d’Italia”

Më: 9 maj 2025 Në ora: 11:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë Bashkiake Tiranë kanë marrë instruktazh të veçantë, për të siguruar zhvillimin pa probleme të “Giro d’Italia”, një nga garat më të rëndësishme ndërkombëtare në botë.

Ky instruktazh është pjesë e masave të detajuara për organizimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e eventit. Gara ndërkombëtare e çiklizmit ka bllokuar disa akse rrugore në vend.

Njoftimi i Policisë Bashkiake:

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm shërbimet e Policisë Bashkiake Tiranë kanë marrë instruktazh të veçantë, në zbatim të detyrave 📄 të parashikuara në planin përkatës të masave, të caktuara për mbarëvajtjen e garës më të rëndësishme ndërkombëtare  “Giro d’Italia”.🚲🚴‍♀️

‼️Ju rikujtojmë se:

Ditën e sotme, në orën 13:00, fillon bllokimi i akseve rrugore:

📍Rruga “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG-ut);

📍Rrethrrotullimi i TEG-ut deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;

📍Rruga e Elbasanit,

📍Bulevardi “Bajram Curri”;

📍Rruga “Ali Shefqeti”;

📍Rruga “Alajdin Frashëri”;

📍Rruga e Rexhekrit;

📍Rruga “Muhamet Deliu”, deri tek rrethrrotullimi i Freskut;

📍Rruga “Sotir Çaci”;

📍Rruga “Xhanfize Keko”;

📍Rruga “Arkitekt Kasemi”;

📍Bulevardi “Zhan D’Ark”;

📍Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

📍Në brendësi të ish-Gardës së Republikës;

📍Rruga pas Pallatit të Kulturës;

📍Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

#PoliciaBashkiakeNëDetyrë

#LiroRrugën

#GirodItalia2025

#MosParkoNëKundravajtje

#BashkiaTiranë

#TiranaKryeqytetiMesdhetar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat