Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqipëria

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Më: 10 maj 2025 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se ata shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor janë caktuar nga dy prokurorë. Të tilla janë Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha.

Ndërkohë në kryeqytet janë caktuar prokurorë të posaçëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat