Përfshihet nga flakët një autobus në Durrës

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një autobus në Durrës

Më: 10 maj 2025 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga rrethrrotullimet në lagjen 13, në zonën e Plazhit në Durrës, ku një autobus ka marrë flakë në ecje. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Sipas të dhënave paraprake, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin dhe të nxjerrë pasagjerët në kohë.

Në vendngjarje pritet të mbërrijë zjarrfikësja për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat