LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Shqipëria

LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 08:16 më 14.05.2025
Kuti të votimit

Vota preferenciale e Durrësit, emrat e deputetëve të PS dhe PD në Kuvend

Në qarkun e Durrësit janë numëruar 197 nga 493 kuti votimi sa i përket votave preferenciale ku PS-ja do të fusë tre deputetë nga lista e hapur dhe demokratët vetëm një.

Sipas të dhënave zyrtare deputeti Arkend Balla rezulton deputeti më i votuar i listës së hapur teksa ka marrë deri tani 8271 vota. Gjithashtu fitues janë edhe Ani Dyrmishi me Etleva Budinin e cila përfiton nga kuotat gjinore, ndërkohë që deri tani jashtë është deputeti Alban Xhelili.

Sa i përket listës së hapur të Partisë Demokratike, deri tani më i votuari është ish prokurori i përjashtuar nga Vettingu, Arjan Ndoja i cili ka marrë 3878 vota, ndërsa në vend të dytë, por që mbetet jashtë Kuvendit, renditet Aulon Kalaja me 3006 vota.

Lista e PS

Klodiana Spahiu (listë e mbyllur)

Milva Ekonomi (listë e mbyllur)

Loer Kume (listë e mbyllur)

Skënder Pashaj (listë e mbyllur)

Aurora Mara (listë e mbyllur)

Arkend Balla 8271 vota

Ani Dyrmishi 5264 vota

Etleva Budini 1390 vota

Lista e PD

Oerd Bylykbashi (listë e mbyllur)

Artan Luku (listë e mbyllur)

Manjola Luku (listë e mbyllur)

Gent Strazimiri (listë e mbyllur)

Igli Cara (listë e mbyllur)

Arian Ndoja 3878 vota

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, dalin shifrat zyrtare: 55 mijë vota të pavlefshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur në mbrëmje se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. 

Njoftimi

Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:

Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.

Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.

Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.

Procesi i votave nga jashtë vendit vijon

Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.

Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.

Përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur

Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe dhe zona të administrimit zgjedhor:

Qarku Shkodër: 2 KZAZ

Qarku Kukës: 2 KZAZ

Qarku Dibër: 2 KZAZ

Qarku Berat: 2 KZAZ

Qarku Korçë: 2 KZAZ

Qarku Gjirokastër: 7 KZAZ

Qarku Vlorë: 5 KZAZ

Qarku Tiranë: 2 KZAZ (PEVN)

Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ.

Pritet nisja në 7 KZAZ të tjera

Procesi ende nuk ka nisur në 7 zona të administrimit zgjedhor:

3 KZAZ në qarkun Durrës (nr. 20, 23, 25)

4 KZAZ në qarkun Tiranë (nr. 20, 23, 25, 30, 35, 36, 40)

KQZ është duke monitoruar nga afër vijimin e procesit, i cili pritet të përmbyllet në përputhje me standardet e përcaktuara për integritetin zgjedhor.

Kutitë e fundit/ PS ‘mbërthen’ 83 mandate, PD humb edhe 2 dhe ‘stacionohet’ te 50! Cila parti renditet e treta drejt ‘finishit’

Pak minuta para mesnatës, KQZ-ja bëri të ditur se ka përfunduar numërimi i votave të partive në të gjithë Shqipërinë, ndonëse në faqen zyrtare janë pasqyruar vetëm 5208 nga 5225 kuti.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt. PD ka zbritur në 50 mandate ndërsa Mundësia 2 mandate.

Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Partia Socialiste renditet e para me mbi 251 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, duke mos përfshirë këtu votat e Diasporës.

Zgjedhjet 2025, përfundon numërimi i votave brenda vendit!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:

• Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.
• Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.
• Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.

Procesi i votave nga jashtë vendit vijon.

Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.

Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka mbajtur një konferencë për mediat nga ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, ku vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Celibashi theksoi se puna në qendrat e numërimit zhvillohet në një ambient me presion të lartë dhe stres të konsiderueshëm, për shkak të pranishmërisë së kandidatëve, vëzhguesve, përfaqësuesve të forcave politike, etj.

“Është një punë që zhvillohet në stres, në prani të kandidatëve politikë, vëzhguesve dhe mediave,” deklaroi Celibashi. “Megjithatë, procesi është duke shkuar normalisht.”

Ai konfirmoi gjithashtu se brenda fundit të kësaj jave priten të përfundojnë edhe rezultatet e votimit nga jashtë shtetit, të cilat do t’i bashkohen rezultatit përfundimtar të brendshëm.

“Deri në fund të javës do të kemi dhe rezultatet e votimit nga jashtë, që do t’i bashkëngjiten rezultatit brenda vendit,” tha ai.

​Kandidatët që kanë siguruar mandatin nga votat e numëruara deri më tani në Shqipëri

Kur kanë mbetur edhe gjashtëdhjetë e katër kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar si më poshtë.

Partia Socialiste ka shkuar në tetëdhjetë e tri mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në pesëdhjetë, shkruan Euronews Albania.

Po ashtu, edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë.

Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit nga një mandat.

Me poshtë janë dhe emrat e deputetëve të rinj sipas projeksionit nga votat e numëruara deri në këto momente, ku janë numëruar pesëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë kuti nga pesëmijë e dyqind e njëzet e pesë në total:

PS – 83 MandateEdi Rama (Tiranë)
Ogerta Manastirliu (Tiranë)
Elisa Spiropali (Tiranë)
Lindita Nikolla (Tiranë)
Taulant Balla (Tiranë)
Adea Pirdeni (Tiranë)
Albana Kociu (Tiranë)
Igli Hasani (Tiranë)
Delina Ibrahimaj (Tiranë)
Ilva Gjuzi (Tiranë)
Iris Luarasi (Tiranë)
Erion Malaj (Tiranë)
Blendi Gonxhja (Tiranë)
Fatmir Xhafaj (Tiranë)
Ornaldo Rakipi (Tiranë)
Erion Brace (Tiranë)
Ervin Hoxha (Tiranë)
Antonela Dedej (Tiranë)
Anila Denaj (Tiranë)
Ervin Demo (Berat)
Enriketa Jaho (Berat)
Hysen Buzali (Berat)
Fadil Nasufi (Berat)
Julian Zyla (Berat)
Blendi Klosi (Dibër)
Alma Selami (Dibër)
Agron Malaj (Dibër)
Klodiana Spahiu (Durrës)
Milva Ekonomi (Durrës)
Loer Kume (Durrës)
Skender Pashaj (Durrës)
Aurora Mara (Durrës)
Arkend Balla (Durrës)
Ilir Ndraxhi (Durrës)
Ani Dyrmishi (Durrës)
Arbjan Mazniku (Elbasan)
Bora Muzhaqi (Elbasan)
Ermal Elezi (Elbasan)
Adi Qose (Elbasan)
Evis Kushi (Elbasan)
Ervina Meta (Elbasan)
Sara Mila (Elbasan)
Agron Gaxho (Elbasan)
Olsi Komici (Elbasan)
Luan Duzha (Elbasan)
Belinda Balluku (Fier)
Petrit Malaj (Fier)
Kiduina Zaka (Fier)
Erjo Mile (Fier)
Ana Nako (Fier)
Klevis Jahaj (Fier)
Zegjine Caushi (Fier)
Asfloral Haxhiu (Fier)
Antoneta Dhima (Fier)
Ilirjan Musko (Fier)
Dhimiter Kruti (Fier)
Elton Korreshi (Fier)
Mirela Furxhi (Gjirokastër)
Termet Peci (Gjirokastër)
Piro Dhima (Gjirokastër)
Niko Peleshi (Korçë)
Romina Kuko (Korçë)
Genti Lakollari (Korçë)
Ilirian Pendavinji (Korçë)
Bledi Como (Korçë)
Besa Spaho (Korçë)
Eduard Shalsi (Kukës)
Ulsi Manja (Lezhë)
Ermal Pacaj (Lezhë)
Pranvera Skana (Lezhë)
Marjana Koceku (Shkodër)
Onid Bejleri (Shkodër)
Xhenis Cela (Shkodër)
Bujar Rexha (Shkodër)
Bledar Cuci (Vlorë)
Zamira Sinaj (Vlorë)
Erjona Ismaili (Vlorë)
Pirro Vengu (Vlorë)
Damian Gjiknuri (Vlorë)
Ardit Bido (Vlorë)
Vullnet Sinaj (Vlorë)
Vasil Llajo (Vlorë)

PD-ASHM – 50 Mandate
Enno Bozdo (Berat)
Zija Ismaili (Berat)
Xhelal Mziu (Dibër)
Denisa Vata (Dibër)
Oerd Bylykbashi (Durrës)
Artan Luku (Durrës)
Manjola Luku (Durrës)
Gent Strazimiri (Durrës)
Igli Cara (Durrës)
Arian Ndoja (Durrës)
Tomor Alizoti (Elbasan)
Edmond Haxhinasto (Elbasan)
Klodiana Capja (Elbasan)
Blendi Himci (Elbasan)
Gazment Bardhi (Fier)
Luan Baci (Fier)
Brunilda Haxhiu (Fier)
Saimir Korreshi (Fier)
Tritan Shehu (Gjirokastër)
Ivi Kaso (Korçë)
Ledina Alolli (Korçë)
Bledjon Nallbati (Korçë)
Jorida Mazelliu (Korçë)
Flamur Hoxha (Kukës)
Isuf Celaj (Kukës)
Agron Gjekmarkaj (Lezhë)
Elda Hoti (Lezhë)
Gjin Gjoni (Lezhë)
Aleksander Lala (Lezhë)
Luciano Boci (Shkodër)
Kliti Hoti (Shkodër)
Greta Bardeli (Shkodër)
Ramadan Likaj (Shkodër)
Lodovik Hasani (Shkodër)
Sali Berisha (Tiranë)
Flamur Noka (Tiranë)
Albana Vokshi (Tiranë)
Belind Kellici (Tiranë)
Tedi Blushi (Tiranë)
Jozefina Topalli (Tiranë)
Fatmir Mediu (Tiranë)
Edi Paloka (Tiranë)
Erisa Xhixho (Tiranë)
Mesila Doda (Tiranë)
Klevis Balliu (Tiranë)
Besart Xhaferi (Tiranë)
Ilir Alimehmeti (Tiranë)
Jorida Tabaku (Tiranë)
Bujar Leskaj (Vlorë)
Vangjel Dule (Vlorë)
Ina Zhupa (Vlorë)

Partia Socialdemokrate (PSD) – 3 Mandate
Tom Doshi (Shkodër)
Sabina Jorgo (Shkodër)
Albana Pellumbi (Tiranë)

Partia Mundësia – 2 Mandate
Agron Shehaj (Tiranë)
Erald Kapri (Tiranë)

Lëvizja Bashkë – 1 Mandat
Redi Muci (Tiranë)

Nisma Shqipëria Bëhet – 1 Mandat
Ana Dajko (Tiranë)

Celibashi reagon për denoncimin e PD-së mbi “trenin bullgar”: Nëse provohet, kemi të bëjmë me vepër penale

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, reagoi sot nga ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës në lidhje me një denoncim të Partisë Demokratike mbi dyshimet për manipulim votash në KZAZ nr. 40, përmes asaj që njihet si fenomeni i “trenit bullgar”.

Sipas PD-së, janë konstatuar fletë votimi me parregullsi të dukshme, përfshirë ndryshime në ngjyrën e bojës, të cilat nuk përputhen me fletët zyrtare të shpërndara nga KQZ. Partia ka depozituar një kërkesë zyrtare për të siguruar pamjet filmike të qendrës së numërimit.

Celibashi u shpreh se ishte informuar publikisht për këtë denoncim dhe garantoi se KQZ do të vendosë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme për të gjitha subjektet politike, përfshirë pamjet e kërkuara nga PD.

“Nëse kjo ka ndodhur, jemi përpara një vepre penale,” tha Celibashi. “Është rasti për të pasur atë fokus që duhet, për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij rasti, nëse provohet se ka ekzistuar fenomeni i ‘trenin bullgar’, i futjes së fletëve të votimit nga jashtë dhe nxjerrjes së fletëve të vërteta te ai që ka sponsorizuar këtë gjë.”

Ai theksoi se transparenca është prioriteti i KQZ-së dhe çdo rast i dyshuar do të trajtohet me seriozitetin maksimal në bashkëpunim me organet hetimore.

“I kemi kërkuar DHL-së dokumentacion për shpërndarjen e zarfeve në Greqi”, kreu i KQZ-së: Ja kur pritet të kemi rezultatin e votave të Diasporës

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi zhvilloi një konferencë me gazetarët nga “Parku Olimpik”.

Ai e ndali vëmendjen tek vota e shqiptarëve të Greqisë, ku tha se do të bëhet vlerësimi i zarfeve të ardhur nga jashtë, dhe se kompanisë postare (DHL) i është kërkuar dokumentacion për shpërndarjen e zarfeve.

“Nuk ka një vendim të Komisionerit Shtetëror për të bllokuar procesin e numërimit të votave nga jashtë. Ka të bëjë me mënyrën e administrimit të këtyre zarfeve. Nuk ka një vendim për t’u mos u vlerësuar votat e ardhura nga jashtë. Letra është prej kohësh publike. I kemi kërkuar kompanisë dokumentacionin e shpërndarjes së zarfeve në shtetin grek. Kjo lidhet kujt i është dërguar, kur, etj.

Procesi është duke shkuar shumë mirë, s’kemi pasur pengesa artificiale. Do duhet të përpunohet një dokumentacion voluminoz, shto këtu lodhjen. Është një punë që zhvillohet në stres Deri në fund të javës do të kemi rezultatin edhe për votimin nga jashtë“, u shpeh Celibashi.

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Teksa vijon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, janë regjistruar edhe fletë e pavlefshme të dala nga rezultati i deritanishëm në 12 qarqe.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga KQZ, janë 54740 fletë votimesh të pavlefshme.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhënat nga rezultati paraprak. Siç vihet re edhe nga të dhënat e gjeneruara nga KQZ, deri më tani janë numëruar 5164 Qendra Votimi nga 5225 në total.

Koalicioni Partia Demokratike- ASHM ka marrë 476323 vota ose 34.30 %

Lëvizja Bashkë ka marrë 19811 vota ose 1.43%

Lëvizja Atdheu ka marrë 2037 vota ose 0.15%

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 18936 vota ose 1.36%

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 724248 vota ose 52.15%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 48829 vota ose 3.52 %

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 2694 vota ose 0.19%

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 1036 vota ose 0.07%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 5471 vota ose 0.39%

Partia Mundësia ka marrë 42250 vota ose 3.04%

Partia Socialdemokrate ka marrë 47023 vota ose 3.39%.

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend një deputet të PD, ja kush mbetet jashtë

Qarku i Shkodrës vijon numërimin për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri.

Deri më tani votuesit e këtij qarku i kanë ndarë mandatet 5 për Partinë Demokratike, 4 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Socialdemokrate.

Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka mundur të fusë në Kuvend një deputet.

Nga 405 kuti, deri tani janë numëruar 82 të tilla, ku si rezultat në Kuvend futet demokrati i listës së hapur Ludovik Hasani, duke lënë jashtë ish-kryetarin e bashkisë Shkodër Bardh Spahia.

PS në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini, i cili në këtë listë në mesin e socialistëve rezulton më i votuari, me 1487 vota deri tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat