LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Shqipëria

LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 07:53 më 15.05.2025
Kuti të votimit

Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, kryeson PS me 65 mijë vota

Vijon numërimi i votave të diasporës, ku nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 121.985 e zarfave, nga 194.889

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri tani ka siguruar 34.093 (28.22 %), ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 65.327 (54.07 %).

Si forcë të tretë diaspora ka zgjedhur Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, 10078 vota, pra 8.34 %.

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar

Në Elbasan ka përfunduar numërimi i votave preferenciale, nga ku Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur. 

Sipas rezultateve paraprake 5 kandidatët për deputetë të listës së hapur PS që u shpallën fitues në mbyllje të procesit të numërimit janë Sara Mila, Sajmir Hasalla, Olsi Komici dhe Aulona Bylykbashi.

Demokratëve u është hequr edhe një i listës së mbyllur, më të votuarit janë Qani Xhafa me 5099 vota, pason Dritan Mitarja me 2856 vota dhe i treti në listë vjen Alis Narazani me 1447 vota.

Vota e diasporës do të përcaktojë deputetin e dhjetë të PS në qarkun e Elbasanit. Në garë për këtë mandat janë Agron Gaxho, Shkëlqim Bullari dhe Geldon Fejzo.

1 kuti pa numëruar në Korçë/ Ja kush janë kandidatët më të preferuar të qarkut

Ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar s ai përket votës preferenciale në Korçë.

Sipas të dhënave nga KQZ kandidatët më të votuar të PD-së janë:

1-Fidel Kreka  6502

2-Kristiano Koçibelli  5206

3-Andrea Mano     4831

4-Jorida Mazelliu  4647

Ndërsa kandidatët më të votuar të PS-së janë:

1-Ilirian Pendavinji 10103

2-Bledi Çomo 9475

3-Arian Jaupllari   7422

4-Besa Spaho  6669

5-Enslemvera Zak6221

6-Vinjola Rota 4926 vota..

4 kutitë e fundit në Durrës, PS vijon kryesimin

Kanë mbetur vetëm 4 kutitë e fundit për t’u numëruar në qarkun e Durrësit.

Në qarkun e Durrësit janë numëruar 489 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej.

Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur.

PS numëron 71323 vota deri më tani, ndërsa demokratët i ndjekin me 53710 vota.

Përfundon numërimi i votave preferenciale të kandidatëve në Pogradec, kush kryeson

Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale të kandidatëve në Pogradec.

Mediat kane siguruar rezultatet e dala nga përfundimi i numërimit të votave, të cilat janë si më poshtë:

PS

Bledi Çomo 8399 vota

Alfons Olldashi 1208 vota

Arian Jaupllari 690 vota

Besa Spaho 536 vota

PD

Genti Çela 2880 vota

Gentian Çala 2404 vota

Kristian Koçibelli 719 vota

Andrea Mano 393 vota

Ndërkohë, kandidati socialist Bledi Çomo, i cili ka rezultuar edhe më i votuari në Pogradec, shpalli fitoren me atmosferë festive. Ai është rankuar i dyti me i votuar ne qarkun e Korçës.

Numërimi i kutisë së fundit është shoqëruar nga një moment me humor.

Vetë Bledi Çomo ka falenderuar pogradecarët dhe të gjithë ata që e mbështetën në nivel qarku, duke shtuar se qyteti i Pogradecit tashmë e ka zërin e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Votat e Diasporës/ Vijon dominimi i PS! Diferencë me mbi 22 mijë vota nga Partia Demokratike

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës.

Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 87546 zarfe.

Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 46940 vota, e ndjekur nga PD me 24771.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 7319 vota, Lëvizja Bashkë 2248 vota, Partia Mundësia 3027 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 1013 vota.

Totali i votave brenda dhe jashtë vendit/ PS forcë e parë me rreth 776 mijë vota, PD siguron 504 mijë vota

Partia Socialiste deri më tani ka blinduar 83 mandate, ndërsa PD 50, kurse PSD del forcë e tretë.

Gjatë votimit të qytetarëve brenda vendit, 733.149 vota ka siguruar PS, kurse PD 481.548 duke dalë forcë e dytë.

Koalicioni Shqipëria Bëhet ka marrë 49.393, kurse Partia Social Demokrate del forcë e katërt me 47.498.

Nga ana tjetër votat e diasporës vijojnë të numërohen. Deri më tani janë numëruar 79.409 zarfe nga 194.889.

Partia Socialiste kryeson edhe në votat e diasporës ku deri më tani ka marrë 42.492, e pasuar nga PD me 22.481.

Forcë e tretë është Koalicioni Shqipëria Bëhet me 6670, kurse forcë e katërt është Partia Mundësia me 2781.

Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, kryeson PS me rreth 43 mijë vota, rezultati për partitë e tjera

Vijon procesi për numërimin e votës së diasporës.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këtë moment janë numëruar 79,409 zarfe nga gjithsej 194,889 që janë dorëzuar.

Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste, e cila kryeson me 42,492 vota, që përbëjnë 53.97% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 22,481 vota ose 28.55%.

Të dhënat e detajuara të rezultateve paraprake nga KQZ janë si më poshtë:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 42,492 vota

Koalicioni PD-ASHM – 22,481 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 6,670 vota

Partia Mundësia – 2,781 vota

Lëvizja Bashkë – 2,067 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) – 880 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 546 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 457 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 207 vota

Lëvizja Atdheu (LA) – 108 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 40 vota

Lezha numëron votat për kandidatët, ja emrat e PD dhe PS nga lista e hapur që futen në Kuvend

Në qarkun e Lezhës, KQZ-ja raporton 109 kuti të numëruara nga 245 gjithsej sa i përket votave preferenciale.

PD merr 4 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti nga lista e mbyllur. Nga lista e hapur deputetët demokratë që pritet të futen në Kuvend janë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, duke mbetur jashtë ish-deputetja Lindita Metaliaj.

Ndërkohë PS merr 3 mandate, ku në Kuvend futen dy deputetë nga lista e mbyllur, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj. Nga lista e hapur futet Pranvera Skana.

Lista e PD- 4 mandate

Agron Gjekmarkaj (listë e mbyllur)

Elda Hoti (listë e mbyllur)

Gjin Gjoni 4318 vota

Aleksandër Lala 2817 vota

Lista e PS- 3 mandate

Ulsi Manja (listë e mbyllur)

Ermal Pacaj (listë e mbyllur)

Pranvera Skana 3768 vota

Vota preferenciale në Berat/ PS nxjerr 3 deputetë nga lista e hapur, PD vetëm dy të listës së mbyllur

Vota preferenciale në Berat ka konfirmuar mandatin për Fadil Nasufin nga Partia Socialiste si dhe Hatixhe Konomin, e cila përfiton nga kuotat gjinore.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 271/275 kuti për votat preferenciale.

Në këtë qark vetëm socialistët kanë nxjerrë tre deputetë nga lista e hapur, ndërsa PD-ja ka nxjerrë vetëm dy deputetët e listës së mbyllur.

Deputetët e PS

Ervin Demo (listë e mbyllur)

Enriketa Jaho (listë e mbyllur)

Hysen Buzali 8153 vota

Fadil Nasufi 6241 vota

Hatixhe Konomi 3366 vota

Deputetët e PD

Eno Bozdo (listë e mbyllur)

Zija Ismaili (listë e mbyllur)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat