Kreu i KQZ thirrje kandidatëve për deputet: Hyrja juaj në qendrat e votimit është e ndaluar!

Shqipëria

Kreu i KQZ thirrje kandidatëve për deputet: Hyrja juaj në qendrat e votimit është e ndaluar!

Më: 11 maj 2025 Në ora: 08:48
Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ thirrje kandidatëve për deputet: Hyrja juaj në qendrat e votimit është e ndaluar!Respektoni kodin zgjedhor!

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit.

Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.  Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.

Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat