​Arrestohet babai i kandidates së një subjekti politik në Fier

Shqipëria

​Arrestohet babai i kandidates së një subjekti politik në Fier

Më: 12 maj 2025 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit ka dalë sot me një njoftim zyrtar, në të cilin thuhet se si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK është dokumentuar një rast i blerjes së votave.

Sipas njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit Pandeli Bozha, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, shkruan ATSH.

“Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik”, cilësohet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat