Aksident pranë shkollës 9-vjeçare në Korçë, makina përplas nxënësin

Shqipëria

Aksident pranë shkollës 9-vjeçare në Korçë, makina përplas nxënësin

Më: 13 maj 2025 Në ora: 13:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme pranë shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve të para, një automjet ka përplasur një nxënës të shkollës në momentin që ai po kalonte rrugën.

Fatmirësisht, fëmija nuk ka pësuar lëndime serioze fizike, por është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit për kontrolle mjekësore. Mjekët raportojnë se nxënësi ka pësuar më shumë tronditje psikologjike sesa dëmtime trupore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Autoritetet u bëjnë apel shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar në zonat pranë shkollave, veçanërisht në oraret e hyrjes dhe daljes së nxënësve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat