Lezha numëron votat për kandidatët, ja emrat e PD dhe PS nga lista e hapur që futen në Kuvend

Shqipëria

Lezha numëron votat për kandidatët, ja emrat e PD dhe PS nga lista e hapur që futen në Kuvend

Më: 13 maj 2025 Në ora: 22:45
Numërimi

Ka nisur numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Lezhës, ku nga 245 janë hapur 54 kuti.

PD merr 4 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti nga lista e mbyllur. Nga lista e hapur deputetët demokratë që pritet të futen në Kuvend janë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, duke mbetur jashtë ish-deputetja Lindita Metaliaj.

Ndërkohë PS merr 3 mandate, ku në Kuvend futen dy deputetë nga lista e mbyllur, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj. Nga lista e hapur futet Pranvera Skana.

PD 2 mandate nga lista e hapur: 

1 Gjin Gjoni 2054
2 Aleksandër Lala 1466

PS 1 mandat nga lista e hapur:

1 Pranvera Skana 2163

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat