Prapaskena nga Samiti në Tiranë/ Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e presidentit turk, komenti që bëri Erdogan

Shqipëria

Prapaskena nga Samiti në Tiranë/ Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e presidentit turk, komenti që bëri Erdogan

Më: 16 maj 2025 Në ora: 15:56
Edi Rama dhe Rexhep Tajip Erdogan

Atletet e bardha me yll të kryeministrit Edi Rama morën sot vëmendjen e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt këtë të premte në kryeqytet.

Me të mbërritur në sheshin Skëndërbej, atje ku u mbajt Samiti, presidentit turk i ranë në sy atletet e kryeministrit, i cili po e priste me çadër.

Siç duket edhe në video presidenti turk iu afrua Ramës, duke  qeshur i tha: “Paske veshur atlete”.

Më pas, në deklaratat për gazetarët, Erdogan tha: “Do të flasim për paqen nga Shqipëria për të gjithë botën”, duke nënvizuar nevojën për stabilitet dhe bashkëpunim në një epokë sfidash gjeopolitike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat