Vijon numërimi i votave preferenciale, Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

Shqipëria

Vijon numërimi i votave preferenciale, Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

Më: 18 maj 2025 Në ora: 13:24
Deputetët

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 27 vota.

Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka ka marrë 5845 vota, Gjylameti grumbulloi 5818 vota.

Në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku ka fituar mandatin duke kaluar Ilir Alimehmetin me një diferencë prej më shumë se 3000 votash.

Deri tani janë numëruar  10261 nga 42402 vota të diasporës për qarkun e Tiranës, që përfshijnë edhe votat preferenciale për kandidatët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat